LDK, të gjithë ish deputetët në listë, përveç Bulliqit?

Aktuale May 18, 2017 - 20:09

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme, të thirrur për të caktuar listën e kandidatëve për deputetë, nuk ka rrezikuar me përjashtim të deputetëve të padëgjueshëm nga legjislatura e kaluar.

Në listën e LDK’së për zgjedhjet e 11 qershorit, Gazeta Metro mëson se janë përfshirë të gjithë ish deputetët rebel të LDK’së, duke përjashtuar vetëm deputetin llapjan, ideatorin e kauzës së Demarkacionit, gjeografin Shpejtim Bulliqin.

Edhe pse, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Armend Zemaj, Adem Salihaj dhe të tjerë.

LDK duket të mos jetë treguar e guximshme të mos i fus këta në listë për deputetë, që të mos rrezikojë me humbje të elektoratit.

Ishin pikërisht këta deputetë dhe disa të tjerë që kundërshtonin Demarkacionin, që bënë që Isa Mustafa, të mos mund ta çoj deri në fund mandatin e tij qeverisës.

Partia Demokratike e Kosovës e përkrahu mocionin e opozitës, pasi LDK nuk ishte në gjendje të bënte votat për votim të Demarkacionit. /gazetametro/