Reagim metaforik i Vjosa Osmanit

Aktuale May 18, 2017 - 20:17

​ Vjosa Osmani, ish-deputete e LDK-së, ka dhënë një reagim metaforik pas raportimeve se nuk do të jetë pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit.

Sot gjatë ditës u raportua se LDK ka vendosur të mos e përfshijë në listë Osmanin, ndërsa pati edhe raportime se nuk do të largohet nga lista zgjedhore.

Tani ajo në Facebook ka ripostuar një thënie të Luigj Gurakuqit duke mos sqaruar nëse do të jetë pjesë e listës.

LDK ka bërë të ditur se do ta njoftojë opinionin me kandidatët sapo që Këshilli ta miratojë listën.

Image