Arbër Vllahiu pjesë e koalicionit PDK, AAK, NISMA

Aktuale May 18, 2017 - 20:29

 

Ish-gazetari dhe ish-këshilltari i Atifete Jahjagës, Arbër Vllahiu, pritet t’i bashkohet koalicionit PDK, AAK, NISMA.

Kështu mëson Klan Kosova nga burime të saja të afërta me këtë koalicion.

Aderimi pritet të bëhet ditëve në vijim, po sipas këtij burimi.

Në këtë koalicion do të aderojnë edhe dhjetë intelektual të tjerë, njofton Klan Kosova.

Ndërsa sot gjatë ditës në këtë koalicion ka aderuar edhe Blerim Shala, njëri ndër figurat e politikës në vend.