Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj jashtë listës së LDK-së?

Aktuale May 18, 2017 - 20:48

 

Shpejtim Bulliqi nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të LDK-së.

Bulliqi nuk ka pranuar të prononcohet për media pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së por vetëm ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e kësaj liste.

Në ndërkohë burime të Klan Kosovës mësojnë se pjesë e listës së deputetëve të LDK-së nuk do të jenë as  Vjosa Osmani-Sadriu e Adem Salihaj.