Albin Kurti: Qeveria ime, qeveri e profesionistëve

Aktuale May 18, 2017 - 20:59

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se si do të jetë qeveria e tij kur ai të zgjidhet kryeministër.

Kurti, në një intervistë për Interaktiv, ka thënë se një Qeveri e udhëhequr nga ai do të përfshinte profesionistët më të mirë brenda dhe jashtë partisë.

“Qeveria e udhëhequr nga unë do të reflektonte në përzgjedhjen e kuadrove më të mirë që ka Lëvizja Vetëvendosje por edhe partneri i vogël i koalicionit pas 11 qershorit. Sidoqoftë, për konkretësinë e zotimeve tona dhe të emrave të përveçëm do të flasim në ditët e ardhshme”, ka thënë Kurti./Zeri/