Të punohet edhe verës që të çohen proceset përpara

Aktuale May 18, 2017 - 22:00

 

Nënkyretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mbrojti vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve në qershor, duke thënë se një qeveri e çertifikuar menjëherë pas zgjedhjeve do të punonte gjatë gjithë verës, meqë rast do t’i lëvizte proceset përpara, njofton Klan Kosova.

“Sikur zgjedhjet të mbaheshin tash, qeveria do të krijohej menjëherë pas certifikimit”, tha Krasniqi.

“Qeveria nuk do të shkonte në pushim, një qeveri do të punonte gjatë gjithë verës që t’i lëvizte proceset përpara”.

Krasniqi po ashtu bëri thirrje që në këto zgjedhje të ketë përkushtim dhe korrektësi nga të gjitha partitë.

“Përkushtimi i të gjitha partive politike duhet të jetë një proces zgjedhor fer”, shtoi Krasniqi në Zonën e Debatit në Klan Kosova.