Hamidi: Listat e partive do të duken si listat e prokurorisë

Aktuale May 18, 2017 - 22:17

Kryeredaktori i gazetës “Zëri”, Lavdim Hamidi, ka thënë se pret që listat e kandidatëve për deputet që do të publikohen nesër nga partitë politike, të jenë sikur listat e prokurorisë.

Hamidi ka thënë se partitë politike hezitojnë që të largojnë këta njerëz nga listat për shkak se ata u sjellin shumë vota.

“Mendoj që kur të publikohen nesër listat e partive politike, ato do të duken sikur listat e prokurorisë. Besoj që do të ketë shumë kandidatë të cilët janë të dyshuar për njërën apo tjetrën vepër penale. Partitë politike nuk janë të interesuara që të pastrojnë listat e tyre për shkak se personat e tillë konsiderojnë se u sjellin shumë vota”, ka thënë Hamidi.

Këto komente kryeredaktori i “Zërit” i ka bërë në emisionin “Click” në RTV21./Zeri.