Kryetarët e komunave në lista për deputetë (VIDEO)

Aktuale May 21, 2017 - 20:57

Disa nga kryetarët e komunave kanë vendosur që të kandidojnë për deputet për partitë e tyre.

Ndër ta është edhe kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti i cili fushatën për deputet do ta kocnentrojë në sukseset që thotë se i ka arritur në komunën ku udhëheq.

Për deputet në radhët e koalicionit LDK- AKR do të garojë edhe Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ani se nga kabineti i tij u bë e ditur se ai prapë do t’i hyjë garës për të parin Komunës në zgjedhjet e fund tetorit, njofton Klan Kosova.

Njëjtë ka vepruar edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila që do t’i prijë listës së Alternativës në koalicionin me LDK dhe AKR.