Mustafa tregon se kush e pengoi liberalizimin e vizave dhe themelimin e Ushtrisë

Aktuale May 21, 2017 - 21:47

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka akuzuar ata që e kanë penguar dhe kanë mashtruar qytetarët me liberalizimin e vizave dhe me themelimin e Ushtrisë.

Edhe pse nuk ka përmendur emra të përveçem, si duket Mustafa këto akuza i ka drejtuar në adresë të PDK-së, transmeton "Zeri.info".

Sipas Mustafës, Kosovës i nevojitet një qeveri evropiane, e cila i ka të hapura dyert në Evropë dhe SHBA.

Postimi i plotë i Mustafës:

Kosovës i nevojitet një qeveri dhe qeverisje evropiane.

Qeveri e cila i ka dyert e hapura në Evropë dhe SHBA, dhe nuk diktohet nga asnjë vend fqinj. 

Populli e di se kush e pengoi liberalizimin dhe kush e mashtroi me themelimin e ushtrisë.

As njëra dhe as tjetra nuk bëhen me deklarata parazgjedhore e as me protagonizëm dhe sidomos nga ata që penguan.