PDK godet me spotin e ri LDK-në e VV-në (VIDEO)

Aktuale May 21, 2017 - 17:30

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur që Lëvizjes Vetëvendosje, pas konventës së sotme ku adresuan akuza të shumta, t’i përgjigjet me një videospot të publikuar në kanalin e saj në youtube.

E ka portretizuar edhe LDK’në si parti që s’merr vendime.

Ky është fillimi i një fushate të re në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ky videospot, sipas PDK’së, përçon një mesazh shumë të thjeshtë kundër LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Sipas PDK’së, LDK lë të nënkuptohet se është parti e plakur dhe pa vullnet, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje si subjekt me ide të rrezikshme, që shkatërron gjithçka që është arritur në Kosovë, përfshirë vetë vendin.

Videospoti ilustrohet me një fëmijë që mundohet të luajë me një veturë lodër, e cila i ngec.

Gjithnjë sipas PDK’së, aty LDK-ja e Isa Mustafës paraqitet si subjekt politik që nuk lëviz asgjë përpara, sepse i ka bateritë e prishura.

Lëvizja Vetëvendosje paraqitet si zjarrvënëse, bateritë e së cilës e djegin tërësisht lodrën e veturës.

Kurse, me bateritë e PDK-së, vetura jo vetëm që lëviz, por lëviz me shpejtësi të madhe.