Ahmeti: Bateritë e VV-së ta djegin kerrin e korrupsionit
Aktuale
May 21, 2017 - 22:18
Shpend Ahmeti është përfshirë në debatin që përhapi një videospot i publikuar sot nga PDK, në të cilin u shfaq një makinë-lodër së cilës u ndërrohen bateritë.
Një djalosh në këtë videospot i heq “bateritë e LDK-së” dhe i vë “bateritë e PDK-së”.
E kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili vjen nga radhët e VV-së, ka thënë se “bateritë e VV-së ta djegin kerrin e korrupsionit”.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Ahmeti ka thënë se bateritë e VV-së janë për një Kosovë më të mirë.
“Bateritë e VV ta djegin kerrin e korrupcionit. Ato janë për një kerr më të mirë, për një Kosovë ndryshe”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
Ahmeti është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes.