Mustafa: Deri në certifikim le të flasin, pastaj marrëveshje politike me LDK-në (VIDEO)

Aktuale June 19, 2017 - 21:10

Zyrtari i PDK-së, Rrustem Mustafa në Rrokum Rol ka thënë se Ramush Haradinaj do ta udhëheeq Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Me LDK-në kemi folur për marrëveshje politike, sepse për numra s’ka nevojë, ekzistojnë”, tha ai.

Madje sipas tij koalicioni PAN jo që vetëm i kanë numrat, por edhe po i shqyrtojnë ofertat pasi kanë shumë.

Sipas tij të gjitha partitë duke përfshirë edhe VV-në duhet të jenë pjesë e Qeverisë.