Kryetari i kësaj komune hyri në kredi për ta martuar djalin (Dokument)

Aktuale June 19, 2017 - 21:38

Kosovarët vazhdojnë të bëjnë dasma luksoze, ndërsa kur nuk kanë para të mjaftushme për këtë, i drejtohen bankave për kredi.

Kështu ka bërë edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili do të paguaj kredin për martesen e djalit deri në vitin 2018.

Selmanaj, kishte marrë kredi prej 10 mijë euro, sa edhe i ka kushtuar dasma e djalit të tij në vitin 2014, ndërsa këstin e fundit do ta paguaj tek në vitin e ardhshëm, raporton Gazeta Intro.

Në deklarimin e pasurisë, përveç kredisë, Selmanaj ka deklaruar edhe kogja pasuri të palujtshme prej 296 mijë euro, ndërsa merr pagë vjetore jo më shumë se 15 mijë euro.

Image