Erdogan për shqiptarët: Ishim bashkë për 500 vjet

Aktuale June 19, 2017 - 22:47

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, i ka vlerësuar si të thella marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe shtetit turk.

Madje, këto marrëdhënie ai i ka quajtur edhe si të pashoqe mes vendeve të tjera.

Por, presidenti Erdoganë në një intervistë për televizionin shqiptar Top Channel, nuk ka pa folur edhe për të kaluarën e këtyre dy popujve, duke ilustruar kështu marrëdhëniet e tanishme, që ai i quajti të thell.

‘Marrëdhëniet mes Turqise dhe Shqipërisë janë të një thellësie të pashoqe mes vendeve të tjera. Ne kemi qenë së bashku për 500 vjet dhe ajo bashkësi ka qenë shumë e fortë dhe që nga ajo kohë kemi vazhduar në mënyrë të angazhuar’, ka thënë presidenti turk.

Tutje Erdogan, ka folur edhe për kulturën fetare të  Shqipërisë, për të cilën ka shpresuar që të vazhdohet nga Shqipëria.

Ai e ka quajtur Shqipërinë, si ‘vend unik’.

‘Shqipëria është një vend unik me shumëllojshmëri fetare dhe kulturore dhe në këtë aspekt ka një respekt reciprok mes myslimaneve dhe të krishterëve. Kjo bashkëjetesë në këtë drejtim është një pasuri dhe unë lutem shpesh që kjo të mbështetet edhe më tej nga Shqipëria’, ka shtuar Erdogan.

Por, sipas presidentit turk, ka të tillë që po duan ta përçajnë Shqipërinë, e për të cilët ai ka një urim jo të mirë.

‘Lutem që ata të thyejnë kokën në mur’, ka thënë Ergogan për ata që ai thotë se po mundohen ta ndajnë e përçajnë Shqipërinë.

Ndërkohë, presidenti turk foli edhe për ndikim e kundërshtarit të tij, Fetullah Gylen. Sipas Erdoganit, dikur bashkëpunëtori e tash armiku i tij, Gylen, është rrezik për Shqipërinë.

Presidenti turk dha këtë intervistë ekskluzive për gazetarin Sokol Balla, në të cilën foli edhe për zhvillimet politike në Shqipëri. Ai u ka uruar fat, siç i ka quajtur ai, miqve Edi Rama dhe Ilir Meta.