Mustafa: Nuk ka koalicion as me PDK-në as me PAN-in

Aktuale June 19, 2017 - 23:02

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, një herësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të qartë edhe një herë se partia që ai udhëheq nuk do të bëj koalicion me asnjë parti e cila siç u shpreh ai, është në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

“Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Ai po ashtu, ka bërë të ditur se pas certifikimit të rezultateve, LDK me partitë e tjera mund të bëj koalicion mirëpo, siç tha ai, gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së, përcjell "Zeri.info".

Postimi i plotë i Mustafës:

LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc.

Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK.

Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së.

Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje. IM