Veseli uron Bajramin: Të angazhohemi në forcimin e vlerave njerëzore
Aktuale
June 24, 2017 - 22:27
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar besimtarët islam për festën e Fitër Bajramit. Ai ka thënë se muaji i Ramazanit është muaj i humanizmit.
Ky është urimi i plotë i tij:
Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës dhe në diasporë ua uroj festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar mirëqenie dhe lumturi në familje.
Kjo festë shënon përmbylljen e muajit të Ramazanit, i cili është muaj i vlerave të humanizmit, sikurse janë paqja dhe solidariteti ndërnjerëzor.
Këto vlera nuk i kanë munguar asnjëherë popullit tonë dhe ne sot duhet të angazhohemi të gjithë në forcimin e këtyre vlerave.