Familja do kthimin e Qamile Tahirit nga Siria (VIDEO)

Aktuale July 19, 2017 - 20:19

 

U fol shumë për Lavdrim Muhaxherin, por tash nam i madh po i jepet edhe Qamile Tahirit.

Kjo, e dyta sikur i pari, nga mediat e huaja po konsiderohet si një nga luftëtaret kryesore në organizatën terroriste ISIS.

Por, këtyre pohimeve të fundit të gazetës ruse, Sputnik, nuk iu beson Hamzë Ramadani, burri që me çdo kusht e do të bijën 26 vjecare të kthyer në Kosovë.