Selimi: Haradinajn e kam mik, por jam me VV-në!

Aktuale July 19, 2017 - 20:34

Anëtari i VV-së, Rexhep Selimi ka folur për raportet e tij me familjen Haradinaj dhe po ashtu ai ka treguar nëse do ta votoj për kryeministër Ramush Haradinajn.

“Po dëgjoj diku-diku, neper disa emisione, komentime jo korrekte sa i përket qëndrimin tim ndaj Koalicionit PAN dhe kandidatit te tyre për Kryeminister, Haradinaj. Jo ne pak raste po vërej tendenca te perçarjes dhe poashtu tendenca qellimkqija te rremimit te miqesise mes meje dhe Familjes se respektuar Haradinaj. Per “disa kureshtare” po e publikoj një pjese nga intervista ime e sotme ne “Epoka e Re” qe ka te beje me kete teme. Nëse dikush e ka problem kete qemdrim le ta thote dhe le ta analizoje drejte. Besoj se edhe vete Haradinaj e çmon qëndrimin tim parimor, ne këtë rast kundërshtues, ne lidhje me këtë teme”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Selmi ka thënë po ashtu se ai është zgjedhur deputetë nga votuesit e VV-së dhe kandidat i tij për kryeministër është Albin Kurti dhe se nuk është aksidentalisht në VV.

“Une kam dhe shpresoj te kem gjithmone raporte te mira miqesore me Familjen Haradinaj. Por nuk do te thote se miqesia te kuptohet si lojalitet politik ndaj njeritjetrit. Ne i kemi ekipet e ndara politike e poashtu edhe aleatet. Haradinaj eshte kryetar i AAK-se dhe i ka zgjedhur me vetedije aleatet e vet politike. Kjo eshte zgjedhja e tyre dhe une e pranoj si fakt. Por une jam deputet i Levizjes Vetevendosje, i zgjedhur nga votuesit e Levizjes Vetevendosje, kam besimin e tyre dhe do t’ju qendroj besnik votuesve te Levizjes Vetevendosje! Une jam deputet i Levizjes Vetevendosje dhe kandidati im per Kryeminister eshte Albin Kurti. Une nuk jam aksidentalisht ne Levizjen Vetevendosje”, thuhet në postimin e tij./21Media