Behgjet Pacolli: AKR-ja nuk i bashkohet PAN-it!

Aktuale July 19, 2017 - 21:42

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli mohoi se kishte qenë i iniciuar nga partia e tij takimi ndërmjet shefit të shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacollit me presidentin Hashim Thaçin, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe kryetarin e Skenderajt Sami Lushtakun.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” lideri i AKR-së, Pacolli tha se ndodhet jashtë vendit dhe se nuk është njoftuar për ndonjë takim të thirrur nga partia që ai e drejton.

“Nuk jam njoftuar për çfardo takimi të inicuar nga AKR. Unë gjindem jashtë Kosovës dhe mundëm të flasë vetëm nga ajo që shoh në ato pak media që tani kam qasje”, deklaroi ai.

Tutje i pyetur se a po përafrohen mundësitë e bashkëpunimit të AKR-së me koalicionin PAN pas këtij takimi, Pacolli mohoi një gjë të tillë në mënyrë kategorike.

“Jo, absulutisht jo”, u shpreh ai.

Ndryshe, AKR-ja pati lidhur marrëveshje koalicioni parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën. Nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, koalicioni i përbërë nga këto tri subjekte politike kishte marrë mbi 27 për qind të votave kështu duke u radhitur si i treti pas Lëvizes Vetëvendosje dhe koalicionit PDK-AAK-NISMA që kishte arritur të marrë shumicën e votave.