'Në veri të Kosovës, Qeveria ruse bashkëpunon me ekstremistët serbë' (Video)

Aktuale July 24, 2017 - 22:33

Lulzim Peci – ish-ambasador i Kosovës në Serbi dhe drejtor ekzekutiv i KIPRED-it – ka thënë se Rusia në Ballkan ndikimin më të madh e ka në Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë, pastaj në Serbi, në Bullgari e në Maqedoni.

Sipas tij, Rusia në Ballkan ka pësuar edhe disfata – si në rastin e Malit të zi, kur ka dështuar të parandalojë anëtarësimin e këtij shteti në NATO.

Peci shprehet se ndikimi i Rusisë në Kosovë është shumëdimensional.

“Nuk mund ta shohim këtë ndikim vetëm në aspektin territorial, brenda Kosovës, sepse Rusia është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të drejtë të vetos, dhe roli i Rusisë për pranimin e Kosovës në OKB është jetik. Pa ‘PO’-në e Rusisë ose pa abstenimin e saj, Kosova nuk mund të pranohet në OKB”, ka deklaruar Peci. “Pra, Rusia është faktor kyç në integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, e kjo vlen edhe për OSBE-në”.

Sa i përket ndikimit brenda Kosovës, Peci ka thënë se ky ndikim është i vërejtshëm në veri të vendit.

“Qeveria ruse në veri të Kosovës ka bashkëpunëtorë ekstremistët”, ka thënë Peci. /Telegrafi/