Gashi: LDK nuk e voton as Kadri Veselin e as Ramush Haradinajn

Aktuale July 28, 2017 - 21:08

Arben Gashi, deputet i zgjedhur i LDK-së, ka thënë se është vendim i partisë që mos të votohet as Kadri Veseli për kryetar të Kuvendit dhe as Ramush Haradinaj për kryeministër.

“Nuk e votojmë as Kadri Veseli nëse është kandidat për kryetar të Kuvendit, sepse kështu thotë partia dhe ai nuk e ka udhëhequr mirë Kuvendin”, ka thënë Gashi në debat të RTK-së.

Tutje ai ka thënë se LDK-ja nuk dëshiron partneritet me PDK-në.

LEXO EDHE: Osmani: Asnjë votë e jona nuk do të shkojë për Haradinajn e as Veselin

“Nuk dëshirojmë kontratë me PDK-në”, ka shtuar ai.