Flet i plagosuri në Vushtrri (VIDEO)

Aktuale July 30, 2017 - 20:39

Menaxheri i një kafiterie në Vushtrri nuk e kishte menduar se mund të shkrepte dikush armën drejt tij pa asnjë faj.

Agon Ferizi që u plagos mbrëmë po thotë se incidenti ndodhi aksidentalisht. Mirëpo, ndryshe po mendojnë në familjen e tij të cilët Agoni e cilësojnë si një djalë të urtë e të sjellshëm.

Pronarët e lokalit në Vushtrri, ku punon Agoni, nuk deshën të flasin para kamerës, por thanë se me personin që shtiu nuk ka pasur ndonjë konflikt, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha Klan Kosovës përmes telefonit se për këtë rast kanë arrestuar një person dhe kanë konfiskuar një armë.