Qeveria në detyrë ndan 2.24 milionë euro për RTK-në
Aktuale
July 10, 2026 - 22:42
Qeveria në detyrë ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime që lidhen me ndarjet buxhetore dhe kthimin e fondeve.
Në mbledhje është miratuar kërkesa për alokimin e ndarjeve buxhetore në vlerë prej 2,240,000 euro për Radio Televizionin e Kosovës.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për kthimin e fondeve në shumën 48,216.57 euro, të cilat ishin transferuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe i përkasin Ndërmarrjes Shoqërore “Magjistrala”.