I dyshuari për sulmin në Barcelonë, admirues i Noizyt (Foto)

Aktuale August 17, 2017 - 22:43

Policia spanjolle ka identifikuar dhe ndaluar të një të ri që dyshohet se mori me qira një furgon për të kryera aktin terrorist në Barcelonë, ku u vranë 13 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.

Bëhet fjalë për Driss Oukabir, me origjinë marokene, lindur në Marsejë, por që jetonte në Spanjë.

Aktualisht, nuk është e qartë nëse ishte ai në drejtim të furgonit. Policia ka ndaluar edhe një tjetër person, emri të cilit nuk bëhet i ditur.

Në faqen e tij në Facebook, Driss Oukabir postonte mbi të gjitha video muzkore të grupeve arabe dhe Rap.

Një nga të fundit është “Ak47”, e reperit shqiptar Noizy, shkruan lapsi.al.

Në qershor kishte postuar edhe një video të pushtimit të territoreve palestineze.

Në përgjithësi nuk ka postime që ta lidhin me grupe terroriste, megjithëse sulmi është marrë përsipër nga ISIS.

Image