Hahn: BE nuk kishte kohë të reagojë në kontestin Serbi-Maqedoni

Aktuale August 26, 2017 - 20:18

Komisari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka lavdëruar Serbinë dhe Maqedoninë për zgjedhjen e kontestit “me shpejtësi aq të madhe sa edhe BE-ja nuk ka pasur kohë që të reagojë”.

Ai ka thënë se për këtë arsye edhe nuk ka pasur nevojë për reagimin e Bashkimit Evropian.

Këto komente Hahn i bëri në konferencën për media me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Durrës, ku sot është mbajtur takimi jo formal i kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, Serbia javën e kaluar tërhoqi personelin nga ambasada e saj në Shkup, por ajo u kthye serish duke filluar me aktivitetet e rregullta.