Nxehet gara në Gjilan, ky është kandidati i Nismës që i hyri garës në momentet e fundit

Aktuale August 26, 2017 - 20:43

Gara për të parin e qytetit të Gjilanit po bëhet edhe më sfiduese. Kësaj gare në momentet e fundit duket se i ka hyrë edhe Bajram Hasani, anëtari i Kryesisë së NISMA për Kosovën dhe njëherësh kryetar i kësaj partie në Gjilan. 

Kështu ka bërë me dije një burim i Indeksonline në KQZ. 

Hasani duket se vendimin për të hyrë në ketë garë e ka marrë në momentet e fundit, meqë fillimisht ishte kandiduar Anila Tusha Kastrati. 

Indeksonline ka provuar të marrë konfirmimin e Bajram Hasanit, por ai ka qenë i paçasshëm. 

Ndryshe në këtë garë Hasani do të ketë kundër kandidat Lufti Hazirin (LDK), Zenun Pajaziti(PDK), Rexhep Kadriu (AAK), Sami Kurteshi (VV).

Image