Dy vjet nga marrëveshja për Demarkacion (VIDEO)

Aktuale August 26, 2017 - 21:26

Dy vjet më herët më 26 gusht të 2015-ës u arrit ujdia për Demarkacioni në Vejnë.

Pikërisht sot dy vite më parë, Hashim Thaçi në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe homologu i tij malazez Igor Llukshiq, hodhën firmat e tyre në një marrëveshje e cila më vonë do bëhej shkak i shumë zhvillimeve në Kosovë, raporton Klan Kosova.

Në nënshkrimin e ujdisë, i përfshirë ishte edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni dhe homologu i tij Rashko Konjeviq.

Por, dakodrimi i Vjenës dy vite më pas ende nuk ka gjetur zbatim.