Shpimet e tokës i lënë pa ujë banorët e Poliçkës së Kamenicës (VIDEO)

Aktuale August 26, 2017 - 21:50

Banorët e fshatit Poliçkë në Kamenicë, kanë mbetur pa ujë të pijshëm pas një fabrikë aty pranë ka bërë shpime të tokës, pikërisht për të kërkuar ujë.

Prandaj, banorët e 30 shtëpive nuk kanë mundësi tjetër për tu furnizuar me ujë.

Madje, edhe lumi ka filluar të thahet.

Banorët thonë se organet e drejtësisë duhet të ndërhyjnë që të mos u ndërpritet uji i pijshëm rreth 30 shtëpive. /KlanKosova/