Berisha paralajmëron edhe dy vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Aktuale September 19, 2017 - 23:11
Veton Berisha, nga Partia Liberale Egjiptiane, duke folur për aktualitetin politik në Kosovë, ka treguar marrëveshjen që e kishin me kryeministrin Haradinaj për përfaqësimin e komunitetit egjiptian dhe ashkali në qeveri.

“Na jemi fajtorë për humbjen e mundësisë me pasë një ministër në Qeverinë e Kosovës që kishte me qenë historik për komunitetin egjiptian”, theksoi Berisha në emisionin “Rrokum Roll” të Rrokum TV.

Ai ka prezentur një  marrëveshje të bërë me kryeministrin Haradinaj, që ky komunitet të ketë përfaqësim të denjë në poste të ndryshme udhëheqëse.

Berisha më tej ka theksuar se, në një periudhë 3-6 mujore do të sheh nëse kryeministri Haradinaj do ta implementojë këtë marrëveshje, në të kundërtën paralajmëron largimin nga koalicioni qeverisës, madje edhe pjesëmarrje në votim për rrëzimin e Qeverisë.

Berisha foli edhe për fenomenin e keqpërdorimit të fëmijëve të këtij komuniteti në raste të caktuara.

Ai ka bërë hirrje që fëmijtë e këtij komuniteti të largohen nga rruga dhe të dërgohen në shkolla.