Kosnett konfirmon takimin me liderët e Listës Serbe

Kosnett konfirmon takimin me liderët e Listës Serbe

Aktuale March 15, 2019 - 18:01
Lexoni detajet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnnet gjatë ditës së sotme është takuar me krerët e Listës Serbe gjë të cilën e ka konfirmuar vet ai, transmeton “zëri.info”.

Kosnett në një postim në “Twitter”, ka konfirmuar se me ta ka biseduar lidhur me përfaqësimin e tyre në institucionet në Kosovë si dhe për interesat e serbëve.

LEXO EDHE: Lista Serbe takohen me ambasadorin Kosnett, kërkohet heqja e taksës

“M diskutova për interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë. Përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbesin pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të punojnë në emër të komunitetit të tyre”, ka shkruar Kosnett.

Nga Lista Serbe të pranishëm në takim kanë qenë kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq./ZËRI