KDI: Thyerja e Monopolit në Ministrinë e Shëndetësisë uli çmimet e barnave

KDI: Thyerja e Monopolit në Ministrinë e Shëndetësisë uli çmimet e barnave

Aktuale March 19, 2019 - 10:44
Lexo Detajet

Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar një tryezë ku ka bërë publik raportin e monitorimit të prokurimit publik në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në këtë raport, është bërë analizimi me furnizim material shpenzues për hemodializë.

Sipas të gjeturave të këtij raporti, pasi që Ministria e Shëndetësisë ka thyer monopolin 20 vjeçar në blerjen e produkteve të Hemodializës, çmimet e blerjes së barnave kanë rënë.

Për një produkt, një bari që më parë ka qenë 65 euro ka rënë në 1.7 euro.

Në total, Ministria e Shëndetësisë ka kursyer 2.2 milionë euro në blerjen e produkteve të Hemodializës gjatë vitit 2018.