E tmerrshme: Në këtë gjendje erdhën votat nga Serbia

E tmerrshme: Në këtë gjendje erdhën votat nga Serbia

Aktuale October 23, 2019 - 17:46
Detajet

Nga 3.782 zarfe 150 prej tyre të ardhura nga Serbia janë hapur më datën 11 tetor nga zyrtarë të KQZ-së, për tu verifikuar, por atë ditë nuk kishte ndodhur asgjë siç kishte ndodhur 2 ditë më vonë, kur zarfet tjera të hapura nga zyrtarët e KQZ-së, thuhet se kanë qenë të helmuara, me rast kanë pësuar rreth 26 zyrtarë kosovarë.

Sot gjatë ditës, Gazeta Insajderi, ka siguruar raportin me gjendjen në të cilën erdhën votat nga jashtë Kosovës, përkatësisht nga Serbia.

Ky raport tregon se votat e dërguara në Kosovë, fillimisht janë pranuar nga Qendra Transitore Postare në Fushë Kosovë dhe nga posta nr.6 në Prishtinë. Në postën nr.6 në Prishtinë, fizikisht janë dërguar 3.782 zarfe të supozuara me fletëvotime nga Serbia.

Këto zarfe nga Serbia, janë dorëzuar në 19 paketa, të cilat janë përcjellë nga dy vetura të njësive të veçanta të Policisë së Kosovës. Njëra veturë ka qenë nën përcjelljen e përfaqësuesit të zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ndërsa vetura tjetër ka qenë nën përcjelljen e një personi tjetër. Kështu kanë ardhur nga pika kufitare e deri te posta nr.6 rruga Agim Ramadani në Prishtinë.

Image

Më datën 11 tetor, nga zarfet e ardhura nga Serbia, ishin hapur 150 zarfe të cilat kanë qenë të të njëjtit format, të të njëjtës ngjyrë (ngjyrë vjollcë) ndërsa ka pasur zarfe në të cilat faqja e parë e dokumentit identifikues i ka takuar një personi tjetër ndërsa faqja e dytë një personi tjetër.

E dy ditë më vonë, e diele e datës 13 tetor, nga zarfet tjera të hapura u helmuan 26 zyrtarë të KQZ-së. Pas lajmit për helmimin e zyrtarëve kosovar me zarfet e ardhura nga Serbia, Besnik Buzhala, udhëheqës i Divizionit të Shërbimit të Votuesve, pati deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia, dhe sipas tij, ato ishin shkaktare të helmimit.

Ndërsa sot plotë 10 ditë më pas janë hapur sërish ato zarfe nga zyrtarët që janë mbështjellë më maska për t’i verifikuar.

Image
Image
Image
Image