Mustafa flet para takimit me Kurtin, tregon nëse do të ketë marrëveshje

Mustafa flet para takimit me Kurtin, tregon nëse do të ketë marrëveshje

Aktuale December 13, 2019 - 16:07
Lexo Detajet

Gjersa ka hyrë në Kuvendin e Kosovës, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, është deklaruar shkurt për medie, me ç’rast ka thënë se negociatata me LVV-në shkojnë në të mirë të marrëveshjes, raporton zeri.info.

Megjithatë, Mustafa ka thënë se nuk mund të tregojë se kur saktë do të ketë marrëveshje.

“Po bisedojmë dhe kur bisedojmë gjithmonë është në të mirë të marrëveshjes. Kur arrijmë marrëveshje nuk mund t’ju garantojmë sot”, tha Mustafa.

Kurti e Mustafa kanë mbajtur takim edhe para dy ditësh, mirëpo nuk kanë arritur të dakordohen në plotësi rreth pozitave.

Ndërkohë, takimi i sotëm është paraparë të nisë në orën 16:00./Zeri