Haradinaj propozon që institucionet të shpallin ditë zie në nderim të Bob Doles

Haradinaj propozon që institucionet të shpallin ditë zie në nderim të Bob Doles

Aktuale December 08, 2021 - 10:08

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që institucionet e Kosovës të shpallin ditë zie në nderim të ish-senatorit amerikan, Bob Dole.

Haradinaj sot ka bërë homazhe tek ish-senatori Bob Dole.

“Përulje me respekt para veprës heroike të senatorit Bob Dole.

Propozoj që institucionet e Kosovës të shpallin ditë zie në nderim të tij”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Kujtojmë se të dielën ka vdekur në SHBA ish-senatori dhe miku i madh i Kosovës, Bob Dole. Ai vdiq në moshën 98-vjeçare. /Zëri