Vuçiqi i nervozuar nga Nju-Jorku: Truk i neveritshëm, duan t’ia heqin sanksionet Kosovës

Vuçiqi i nervozuar nga Nju-Jorku: Truk i neveritshëm, duan t’ia heqin sanksionet Kosovës

Aktuale April 26, 2024 - 10:22

“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve ndaj Prishtinës, të cilin as që e kemi parë deri më tani”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke “u ankuar” për këtë veprim.

“Shikoni trukun e neveritshëm që përdorin gjatë gjithë kohës. Shqiptarët marrin një vendim krejtësisht të kundërligjshëm që ‘të gjithë e kritikojnë’ dhe pas një muaji kur serbët nuk pranojnë të thonë ‘rroftë heqja e dinarit’, ata thonë ‘nuk ka konsensus të vullneteve, nuk ka gatishmëri për marrëveshje dhe kompromis’, ka pretenduar Vuçiqi nga Nju-Jorku, transmeton Kossev.

Presidenti serb sheh dy reagime të mundshme ndaj këtyre akuzave – “ndaluni, mos besoni, çfarë mund të bëni – të hidheni nga ndërtesa apo vazhdoni të luftoni”.

“Unë zgjedh këtë të fundit. Nuk kam fjalë se sa e pakuptimtë është kjo që po na bëjnë, sa e çmendur, sa e pafytyrë dhe e vrazhdë është”, ka thënë ai.

Ai akuzoi “botën e fuqishme për imponimin e vullnetit të saj”.

“Por kanë kaluar 16 vjet, qe 16 vjet një vend i vogël ka luftuar për lirinë dhe territorin e tij me të gjitha mjetet politike dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, përsërit Vuçiqi frazat e veta.