Nagavci takoi sot personat që u shpërblyen me çmimin e Ikonës së Integritetit

Nagavci takoi sot personat që u shpërblyen me çmimin e Ikonës së Integritetit

Aktuale March 29, 2024 - 15:31

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka takuar sot personat që u shpërblyen me çmimin e Ikonës së Integritetit nga “Integrity Icon Kosova”, Jeta Bakalli, Blenda Daija-Dobruna dhe Isak Bregaj, transmeton Zeri.info.

“Kënaqësi të shohësh se si kolegët nga fusha e arsimit, vlerësohen nga komuniteti si ikona të integritetit.

Mirëprita me kënaqësi sot në takim Jeta Bakalli, Blenda Daija-Dobruna dhe Isak Bregaj, miq dhe kolegë, që u shpërblyen me çmimin e Ikonës së Integritetit nga “Integrity Icon Kosova”. Pa dyshim, ky është një vlerësim i merituar për punën dhe pasionin e tyre në fushën e arsimit”, shkruan Nagavci në Facebook.

Ndërkaq ajo u shpreh se është krenare për këtë çmim, sepse është e merituar dhe i falënderon për angazhimin e tyre. /Zëri