Ministrja Gërvalla e nis konferencën me vrasjen e gruas në Pejë: Ishte nënë e tre fëmijëve

Ministrja Gërvalla e nis konferencën me vrasjen e gruas në Pejë: Ishte nënë e tre fëmijëve

Aktuale April 17, 2024 - 19:11

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po flet në konferencën e thirrur për media për mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës.

Por, konferencën e nisi me rastin e vrasjes së Gjyljeta Ukellit, duke u shprehur se një grua u vra përsëri nga burri.

“Këtë konferencë e kemi thirrë për tema të tjera nuk mund ta lëmë faktin që përsëri është vrarë një grua në Kosovë, përsëri është vra nga burri i saj. Emri i saj është Gjyljeta Ukelli dhe është nënë e tre fëmijëve”, tha Gërvalla. /express