Komuna e Gjilanit do t’i mbështes lehonat deri në 500 euro

Komuna e Gjilanit do t’i mbështes lehonat deri në 500 euro

Aktuale April 18, 2024 - 10:16

Për herë të dytë Komuna e Gjilanit, ka vendosur të mbështes nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti.

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se po vazhdon mbështetja për lehonat. Sipas tij kjo po bëhet për të gjithë fëmijët e lindur nga data 01 janar 2024 e tutje.

Lindja e parë - 100 euro, lindja e dytë - 200 euro, lindja e tretë - 300 euro, lindja e katërt - 400 euro dhe lindja e pestë - 500 euro.

"Aplikimi mund të bëhet përgjatë gjithë vitit, deri në muajin dhjetor 2024", tha kryetari Hyseni.

Doruntina Hasani, drejtoresh për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, thotë ky vendim po bëhet me qëllim të mbështetjes së nënave lehona.

"Kemi vendosur tè subvencionojmë me nga 100 euro për çdo lindje. Kjo është për fëmijët e lindur nga 1 janari i këtij viti deri me 31 dhjetor.", tha Hasani.

Drejtoresha bënë thirrje publike për aplikim për mbështetje finaneiare për nënat lehona banore të Komunës së Gjilanit. /Zëri