OEK: Ndalimi i qytetarëve në kufirin e Serbisë veprim i papranueshëm dhe i dëmshëm

OEK: Ndalimi i qytetarëve në kufirin e Serbisë veprim i papranueshëm dhe i dëmshëm

Aktuale April 18, 2024 - 10:38

Oda Ekonomike e Kosovës përmes një reagimi ka dënuar ashpër ndalimin e qytetarëve në kufirin mes Serbisë e Kroacisë.

Sipas OEK ndalimi i qytetarëve nga Kosova në kufirin mes Serbisë e Kroacisë, nga ana e autoriteteve serbe është veprim i papranueshëm, i dëmshëm dhe në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit e integrimit që promovon Kosova por edhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet e BE-së që e synon tërë rajoni.

“Qytetarët e Kosovës, bizneset e Kosovës, kanë treguar se janë të hapur për bashkëpunim me të gjithë, pa dallim por të njëjtën e presin edhe nga popujt dhe shtetet e tjera të rajonit. U apelojmë të gjithëve që të marrin masa që të mos pengohet lëvizja e lirë mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë dhe që qytetarët dhe bizneset e Kosovës të trajtohen të barabartë me të gjithë të tjerët”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq OEK u ka bërë apel institucioneve të BE-së , që të marrin hapa konkretë që hapat e integrimit të rajonit, si parime të Procesit të Berlinit dhe parakusht për anëtarësimin në BE, të respektohen nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Deri sa e mirëpresim reagimin e instancave vendore e ndërkombëtar, u bëjmë apel, veçanërisht institucioneve të BE-së, që të marrin hapa konkretë që hapat e integrimit të rajonit, si parime të Procesit të Berlinit dhe parakusht për anëtarësimin në BE, të respektohen nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksohet në njoftim. /Zëri