Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak sinjalistika në rrugë

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak sinjalistika në rrugë

Aktuale April 18, 2024 - 19:47

Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore.

EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që ekspertët sinjalizojnë se renditja mund të kalojë edhe e treta pasi në kalkulime janë përfshirë edhe automjetet që nuk janë në përdorim, por janë vetëm në pronësi të një shtetasi.

Aksidentet me pasojë vdekjen në Shqipëri mbeten të larta, ndërkohë që Sulçe liston disa faktorë.

Referuar të dhënave të INSTAT në vitin 2022, 164 persona humbën jetën nga aksidentet me makinë, ose 59 persona për 1 milion banorë. Kjo shifër është më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Evropian prej 46 viktimash për 1 milionë banorë, sipas EUROSTAT, raporton euronwes.al