Osmani priti në takim përfaqësues diplomatik të disa shteteve anëtare në Këshillin e Evropës

Osmani priti në takim përfaqësues diplomatik të disa shteteve anëtare në Këshillin e Evropës

Aktuale April 18, 2024 - 20:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorë e të ngarkuar me punë nga ambasadat e Suedisë, Austrisë, Holandës, Finlandës, Zvicrës, Luksemburgut dhe Belgjikës.

Osmani i falënderoi ata për mbështetjen dhe votimin pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Zeri.info.

Më tej, Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si një hap vendimtar drejt rritjes së efektivitetit të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim, duke u dhënë atyre qasje në mekanizmat për të drejta të njeriut që i ofron kjo organizatë.

“Në takim u shkëmbyen mendime për rrjedhën e mëtejme të procesit të anëtarësimit të Kosovës në KiE, sikurse edhe sfidave dhe mundësive”, thuhet në komunikatë. /Zëri