Elezi: Drejtori i Policisë duhet të japë dorëheqje pse ka lejuar Jankoviqin të hyjë në Serbi
Foto: Laura Hasani

Elezi: Drejtori i Policisë duhet të japë dorëheqje pse ka lejuar Jankoviqin të hyjë në Serbi

Aktuale April 18, 2024 - 23:07

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka thënë se drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha duhet të jap dorëheqje.

Kjo pasi sipas tij, ka lejuar zëvendësdrejtorin e zëvendësdrejtorin Dejan Jankoviq të hyjë në territorin e Serbisë.

Elezi ka thënë se kjo paraqet edhe rrezik për sigurinë.

“Ajo që është më interes të sqarohemi me drejtorin e Policisë së Kosovës nëse i njëjti ka marrë leje për të kaluar kufirin, sidomos nëse e marrim parasysh se Kosova me Serbinë kanë një situatë të rëndë pas datës 24 shtatorë. Nëse po, a ka pasur pushim personi në fjalë për të shkuar, a ka qenë në marrëdhënie pune, a ka qenë në pushim. Nuk është duke kaluar një qytetarë i thjeshtë është një drejtor i policisë, sepse personi në fjalë mund të posedojë për një moment informacione apo dokumente të klasifikuara… Mjafton që personi në fjalë i njeh zyrtarët e inteligjencës së Kosovës…Në një shtet normal drejtori i Policisë kishte dhënë dorëheqje… sot pse e ka lejuar zëvendësin e tij të shkojë në një vend ku kemi armiqësi me ta”, ka deklaruar ai.

Zëvendësdrejtori nga komunitetet, Dejan Jankoviq është liruar nga autoritetet serbe.

Kështu kanë bërë të ditura burime të Tëvë 1. Ai tashmë është nisur për të hyrë brenda territorit të Kosovës.

Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar lirimin e Jankoviqin.