Kurti ironizon me stërvitjet e ushtrisë serbe: Ndotin ajrin dhe tokën
Foto: Laura Hasani

Kurti ironizon me stërvitjet e ushtrisë serbe: Ndotin ajrin dhe tokën

Aktuale April 19, 2024 - 13:13

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se Serbia është kërcënimi më i madh i rajonit, pasi bën vazhdimisht përpjekje për të destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në lidhje me stërvitjet që ushtria serbe po i kryhen 30 km larg kufirit me Kosovën, ka thënë se paraqesin kërcënim, por ka ironizuar duke thënë se edhe paraqesin ndotje të madhe të tokës dhe ajrit, transmeton Zeri.info.

“Aktori kryesor për përpjekjet destabilizuese për Ballkanin Perëndimor është Serbia. Këto ushtrime që po bëjnë në Peshter të Sanxhakut paraqesin kërcënim, ndërkaq në anën tjetër mund të themi se paraqesin edhe ndotjen më të madhe të tokës dhe ajrit në Sanxhak”, ka thënë Kurti para mediave. /Zëri