Profesorit Xhevat Krasniqi i bllokohet dera e zyrës

Profesorit Xhevat Krasniqi i bllokohet dera e zyrës

Aktuale April 23, 2024 - 13:01

Lëvizja Feministe Studentore ka bllokuar derën e zyrës së profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i cili po akuzohet për ngacmim seksual.

“Xhevat Krasniqi nuk ka vend në UP” dhe “Skenë krimi - mos Kalo” janë dy mesazhet që janë vendosur në derën e zyrës së tij.

“Ende nuk ka vendim për rastin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Ai është suspenduar dy herë për ngacmim seksual, një herë nga Universiteti i Gjakovës, e herën tjetër nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Derisa Xhevat Krasniqi vazhdon të jetë profesor në Fakultetin e Edukimit, ani pse ishte përjashtuar nga Universiteti i Gjakovës dhe ai i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

“Ai nuk mund të vazhdoj të mbaj ligjërata në Universitet. Andaj si duhet as zyra, vendi ku shumë vajza kanë dëshmuar që janë ngacmuar. Ngacmimi seksual është krim”, thuhet tutje në njoftim. /Zëri