Krahas dekanëve, UP-ja zgjedh edhe anëtarët e Senatit në 14 fakultete

Krahas dekanëve, UP-ja zgjedh edhe anëtarët e Senatit në 14 fakultete

Aktuale April 24, 2024 - 11:56

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dje ka zhvilluar procesin e zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultete të ndryshme.

Krahas votimit të dekanëve, pjesë e këtij procesi ishin edhe anëtarët e rinj të Senatit të Universitetit, që do të përfaqësojnë secilën njësi akademike për katër vjetët e ardhshëm.

Anëtarët e rinj të Senatit, me mandat katërvjeçar, sipas fakulteteve, janë:

1. Fakulteti i Arkitekturës: prof. Florina Jerliu.

2. Fakulteti i Arteve: prof. Adem Rusin Rusinovci. 3. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: prof. Imer Haziri.

4. Fakulteti i Edukimit: prof. Eda Vula.

5. Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: prof. Bujar Turjaka.

6. Fakulteti Ekonomik: prof. Liridon Veliu.

7. Fakulteti i Filologjisë: prof. Shpetim Elezi.

8. Fakulteti Filozofik: prof. Sejdi Rexhepi.

9. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: prof. Valdete Rexhëbeqaj-Hamiti.

10. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: prof. Rexhep Selimaj.

11. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: prof. Figene Ahmedi.

12. Fakulteti Juridik: prof. Iliriana Islami.

13. Fakulteti i Mjekësisë: prof. Kreshnike Dedushi-Hoti.

14. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: prof. Fisnik Aliaj.

“Universiteti uron senatorët për zgjedhjen dhe u dëshiron sukses në përmbushjen e mandatit të tyre”, thuhet në njoftim. /Zëri