Tahiri: Luan Haradinaj ishte mburoja e luftëtarëve të lirisë

Tahiri: Luan Haradinaj ishte mburoja e luftëtarëve të lirisë

Aktuale May 06, 2024 - 10:58

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka përkujtuar sot Luan Haradinajn në 27-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Tahiri u shpreh se Luani ishte mburoja e luftëtarëve të lirisë dhe se rënia e tij mbetet e paharrueshme, transmeton Zeri.info.

“Luani ishte mburoja e luftëtarëve të lirisë. Si vetë rënia e lavdishme e Luanit, mbetet e paharrueshme rruga që ndoqën shokët, e barra e lirisë që ra mbi shpatullat e vëllait që barti trupin e Luanit”, shkroi ai në “X”.

Ndërkaq ai tha se rënia e tij shkul gurët e kufirit për liri e çlirim.

“I paharrueshëm kujtimi për Luanin, shokët e bashkëluftëtarë që bënë të gjallë pranverën e rënies së tij”, përfundon ai. /Zëri