Situatë kritike me zjarret në disa fshatra të Shqipërisë, kërkohet ndihmë nga ajri

Situatë kritike me zjarret në disa fshatra të Shqipërisë, kërkohet ndihmë nga ajri

Aktuale August 05, 2026 - 11:38

Vatra e zjarrit në fshatin Riban ka marrë përmasa më të mëdha gjatë natës dhe paraqet rrezik për përhapjen drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd.

Forcat zjarrfikëse dhe grupet e ndërhyrjes janë përqendruar në dy drejtime me qëllim izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Aktualisht në terren ndodhen 5 mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, rreth 30 efektivë të MZSH-së, 35 forca bashkiake dhe dy autobote uji.

Ndërkohë pritet të mbërrijnë edhe rreth 35-40 trupa të Forcave të Armatosura.

Sipas autoriteteve, ndërhyrja në terren po vështirësohet për shkak të relievit, bimësisë së dendur dhe intensitetit të zjarrit.

Për këtë arsye është vlerësuar e nevojshme ndërhyrja nga ajri për të ndihmuar në izolimin e vatrës së zjarrit. /tvklan