Gruda e citon Kushtetutën: Brenda 30 ditësh duhet të përfundojë konstituimi, është e shkruar si e zeza në të bardhë
Foto: Laura Hasani

Gruda e citon Kushtetutën: Brenda 30 ditësh duhet të përfundojë konstituimi, është e shkruar si e zeza në të bardhë

Aktuale August 08, 2026 - 11:18

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se sot vetëm se është duke u shkelur Kushtetuta e Kosovës, meqë është dita e 31-të dhe e konstituimi është dashur të përfundojë brenda 24 orëshit të fundit.

Ai ka cituar edhe aktgjykimin e Kushtetueses, ku thuhet se afati 30 ditësh s’duhet të trajtohet vetëm si periudhe brenda të cilës duhet të provohet konstituimi, por si periudhë që duhet të kryhet konstituimi.

Gruda ka thënë se ky paragraf i Kushtetueses është e qartë sikur e zeza në të bardhë dhe se s’ka njeri që e ka kryer shkollën fillore e që nuk e kupton.

“Jemi në shkelje të plotë të Kushtetutës. Pushteti ka bërë lloj lloj interpretimi. Por kësaj here kanë vendosur të bëjnë interpretim absrud. E kam këtu aktygjykimin e Kushtetueses. Nëse e lexoni paragrafin 140 të aktgjykimit thuhet qartazi: Se Gjykata vlerëson që afati 30 ditësh nuk mund të trajtohet si afat brenda të cilit vetëm duhet të provohet konstituimi i afatit, por se ky afat është afat brenda të cilit duhet të konstituohet Kuvendi. Thuhet jo vetëm të provohet, por të kryhet konstituimi. Është e bardha në të zezë. Pse duhet edhe një herë në Kushtetuese. A e njeh u.d e presidentes. Nuk e di që ka njeri që e ka kry shkollën fillore e që nuk e kupton këtë tekst. E merr vesh cdo kush. Prandaj thirrja për Kushtetuese është për të vonuar, për të ndërtuar një bllokadë”, ka thënë Gruda. /express