Sot, temperaturat deri në 31 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj javë në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me shumë intervale me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të jenë mbi vlerat tipike për fillimin e shtatorit, veçanërisht gjatë ditëve të para, shkruan Zeri.info.
IHMK-ja bën të ditur se sot (7 shtator), në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 gradë deri në 11 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 27 e 31 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
