Facebook dhe Instagram bien për herë të dytë brenda 72 orëve
Auto&Tech
July 22, 2026 - 16:23
Platformat e kompanisë Meta, Facebook, Instagram dhe Messenger, po përballen me probleme, duke prekur mijëra përdorues në vende të ndryshme të botës.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar vështirësi në aksesimin e llogarive, ndërsa shumë përdorues kanë hasur probleme gjatë përdorimit të shërbimeve.
Shqetësimet më të shumta lidhen me Messenger, ku raportohen vonesa dhe pamundësi për të dërguar mesazhe.